Reagon NISMA për arestimin e Haradinajt, ja kujt ja hedh fajin

Aktuale

Reagon NISMA për arestimin e Haradinajt, ja kujt ja hedh fajin

Më: 4 janar 2017 Në ora: 21:17
ilustrim

Rasti i sërishëm i ndalimit të z. Ramush Haradinaj, tani nga autoritetet franceze, duke u bazuar në urdhërarreste të Serbisë, tregon më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur çlirimtaret dhe qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të qeverisë së Serbisë.

Në vend që të kushtëzojnë Serbinë për t’i ndalur këto veprime dhe për të bërë tërheqjen e këtyre urdhërarresteve të Serbisë për ish-luftëtarët e UÇK'së, ata as që e kanë ngritur ndonjëherë këtë çështje në bisedime me palën serbe.

Fatkeqësisht kjo është gjëndja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojten e qytetarëve dhe interesat e shtetit.

Sot z. Haradinaj sërish po ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet franceze të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit.

U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t’i mundësojnë kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar, e po ashtu kërkojmë nga autoritet e BE’së dhe të shteteve europiane që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të lëshuar nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat