Nga Peja vjen një kërcënim serioz ndaj Edita Tahirit

Aktuale

Nga Peja vjen një kërcënim serioz ndaj Edita Tahirit

Më: 4 janar 2017 Në ora: 23:14
Pejë, tubim i AAK-së

Nisma në Pejë thotë se sot e ka kuptuar se Tahiri ka bërë negociata të kota në Bruksel me Serbinë.

Për arrestimin e Haradinajt, Nisma ka bërë përgjegjës Tahrin e Qeverinë, siç shkruhet në reagim, të “Klanit Pronto”.

Po ashtu shtë qesharake se si kjo degë kërkon shkarkimin e Tahirit nga autoritetet franceze.

Reagimi i plotë:

Me rasin e arrestimit të zotit Haradinaj, Dega e Nismës në Pejë kërokon dorëheqjen e Edita Tahirit nga të gjitha postet.

Sot e kuptuam se kjo zojë vetëm kot kishte bërë negociata në Bruksel me Serbinë. Tani e kuptuam qe zoja në fjalë vetëm në favor të Sërbis ka negociu, asnjëherë nuk e ka kushtëzuar Sërbinë të hiqte emrat nga interpol për Çlirimtarët.

Më para të popullit dhe në korriz të Haradinajt dhe shumë të tjerëve bën negociata, veq për ti shty avanturat e gjata të saj që nuk kan të ndalur kurr, mbas këtij kalibri si Edita Tahiri nuk e njofin dorëheqjen morale duhet urgjentisht të kerkohet largimi i saj nga postet.

Nisma në Pejë e konsideron këtë malltretim për Haradinajt sj ne Slloveni tash edhe në Franc është fajtore Edita Tahiri bashk me Qeverin e Klanit Pronto.

Kryetari i Nismës Dega ne Pejë
Tahir Bricori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat