Haradinaj i arrestuar në Francë, Hashim Thaçi kafiterive

Aktuale

Haradinaj i arrestuar në Francë, Hashim Thaçi kafiterive

Më: 4 janar 2017 Në ora: 23:47
Hashim Thaçi me Endritin

Në natën kur opinioni është me sy e vesh se çka po ndodh me fatin e kryetarit të AAK-së, i ndaluar nga autoritetet franceze, Presidenti i vendit zgjidhi ta kalojë natën në një lokal në Prishtinë.

Pak minuta pasi ka postuar reagimin e tij në Facebook për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë në bazë të një fletarresti serb të vitit 2004, djali i Presidentit ka postuar fotografi nga ndeja me të atin në kafiterinë “Bon Vivant” në kryeqytet.

“Koha e lirë me mikun më të mirë. Sonte në Bon Vivant”, ka shkruar Endrit Thaçi në fotografinë e postuar në Instagram ku babë e bir duken gjithë qejf për këto momente të ndara së bashku.

Në reagimin e mëhershëm, Thaçi dënoi ndalimin e ish komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit.

“I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë”, ka shkruar presidenti Thaçi në një postim në “Facebook”.

“Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe”, ka shkruar po ashtu presidenti i Kosovës.

Presidenti Thaçi ka shkruar po ashtu se institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat