Gjykata e Apelit në Colmar pret fakte të reja nga Serbia për Haradinajn, ato që nuk i ka pasur Tribunali i Hagës

Aktuale

Gjykata e Apelit në Colmar pret fakte të reja nga Serbia për Haradinajn, ato që nuk i ka pasur Tribunali i Hagës

Më: 6 janar 2017 Në ora: 08:08
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë

Kreu i AAK’së i arrestuar dhe tani i mbajtur në Francë, e kjo me vendimin e marrë nga dhoma e hetuesve të Gjykatës së Apelit në Colmar, kanë vendosur të presin mbi vlefshmërinë e kërkesës ligjore të Serbisë

Ramush Haradinaj u arrestua në aeroportin Basel-Mulhouse të mërkurën në baze të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshur nga serbët, njofton 20minutes.fr.

Gjykata franceze të enjtën kanë treguar se do e mbajnë përkohësisht Haradinajn, deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim dhe sjelljen e fakteve.

Të njëjtit, kanë marrë vendim që nëse faktet ndaj Ramush Haradinajt për të cilat ekziston urdhër-arresti nuk janë gjykuar nga Tribunali i Hagës.

Haradinaj është gjykuar dy herë nga Tribunali i Hagës nga i cili doli të jetë i pafajshëm.

Qeveria e Kosovës si kundër-përgjigje ndaj këtij fletarresti refuzoi kërkesën e presidentit serb Tomislav Nikoliç që të vizitonte sot Kosovën me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

Në Prishtinë ndërkohë janë thirrur protesta për sot, për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat