Basha bisedon në telefon me Anitën, ja çfarë i tha për gjendjen e Haradinajt

Aktuale

Basha bisedon në telefon me Anitën, ja çfarë i tha për gjendjen e Haradinajt

Nga: Bota sot Më: 6 janar 2017 Në ora: 21:37
Lulzim Basha, Ramush dhe Anita Haradinaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Anita Haradinaj, bashkëshorten e Ramush Haradinaj i cili është arrestuar të mërkurën në Francë.

Po ashtu, Basha i ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbisë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sonte në mbrëmje bisedova me Anita Haradinajn, bashkeshorten e Ramushit. I shpreha shqetësimin dhe revoltën time për këtë goditje tjetër të pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës dhe mbështetjen time të plotë personale dhe politike. Jam i bindur se sot të gjithë shqiptarët janë me Ramush Haradinajn, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake.

Anita më tha se Ramushi është plot kurajo, dhe mbi të gjitha me besim se asgjë nuk mund të frenojë përparimin e Kosovës.

I bëj thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbise ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviçit.

Ndersa Rama duhet të kuptojë më në fund se dorezimi i tij para qeverisë serbe pa kushte dhe pa asnjë dobi për shqiptarët duhet të marrë fund”, ka shkruar Basha në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat