Hoxhaj thotë se platforma e partive shqiptare sjell barazi ekonomike edhe për pakicat në Maqedoni

Aktuale

Hoxhaj thotë se platforma e partive shqiptare sjell barazi ekonomike edhe për pakicat në Maqedoni

Më: 7 janar 2017 Në ora: 15:57
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj takim me partite shqiptare

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përshëndetur platformën e përbashkët të arritur mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, e cila është arritja më e madhe e shqiptarëve në vitet e fundit në Maqedoni.

Hoxhaj tha se gatishmëria e liderëve shqiptarë në Maqedoni për të dalë me një platformë të përbashkët është sinjali më i mirë për fillimin e një etape të re të përfaqësimit të denjë të interesave shqiptare në Maqedoni.

"Platforma e përbashkët duhet të synoj të  përmbush qëllimet bazike të shqiptarëve në Maqedoni sikurse arritja e barazisë etnike si element shtetformues, dhe zyrtaarizimin e gjuhës shqipe që nënkupton arritjen e barazisë gjuhësore. Vec kësaj, kjo platformë duhet të arrijë barazinë ekonomike, që ka të bëjë me shpërndarjen e buxhetit si dhe me punësimin e shqiptarëve në administratën publike" ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, "arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap shumë domethënës në përfaqësimin e denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Zbatimi i kësaj platforme do t’i kontrobuojë mirëqenies dhe stabilitetit të Maqedonisë, sundimit të ligjit, dhe të ardhmes euroatlantike të saj”.

Po ashtu, platforma duhet të adresojë cështjen e emrit dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat