Thaçi flet për bashkimin e shqiptarëve të Maqedonisë

Aktuale

Thaçi flet për bashkimin e shqiptarëve të Maqedonisë

Nga: A.Zh Më: 8 janar 2017 Në ora: 10:05
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka përgëzuar liderët e partive shqiptare në Maqedoni për platformën e tyre të përbashkët.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo platformë siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe hap perspektivën evropiane të Maqedonisë.

“Me këtë bashkim ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake. Ky duhet të jetë një shembull dhe frymëzim për të gjithë”, ka thënë Thaçi, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare disaditore në SHBA./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat