Është përmirësuar qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale

Aktuale

Është përmirësuar qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale

Më: 8 janar 2017 Në ora: 10:33
ilustrim

Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi. Menaxherët regjional me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në teren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion.

Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë.

Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdeshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat