Franca na imponoi luftën, luftëtari i Koshares thirrje për mobilizim! Luftë e re po fillon me 14 shkurt!

Aktuale

Franca na imponoi luftën, luftëtari i Koshares thirrje për mobilizim! Luftë e re po fillon me 14 shkurt!

Nga: P.R Më: 8 janar 2017 Në ora: 14:49
Sadat Fejza

Sadat Fejza, ish luftëtar i UÇK-së në luftën e koshares, përmes një postimi në facebook, u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të mobilizohen, pasi sipas tij një luftë e re po fillon, e imponuar nga Franca e Evropa.

“Unë kërkoj nga bashkëluftëtarët e mi të UÇK-së që të bëhemi gati se koha nuk na pret, pra që të mobilizohemi anë e mbanë botës për një luftë të cilën ne nuk e deshëm, por na e imponoi Franca dhe Evropa, kështu që të bëhemi gati dhe me 14 shkurt të jemi secili në detyrën e vet, që ta çlirojmë popullin dhe vendin tonë nga këto padrejtësi që po i bëhen ish ushtarëve tanë dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Fejza, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Kërkoj nga Brukseli dhe shteti i Francës që të merr masa të menjëhershme për lirimin e gjeneralit Ramush Haradinaj, sepse mos lirimi i gjeneralit Ramush Haradinaj do të thotë fillimi i një lufte të re ballkanike e evropiane ose me një fjalë një prag lufte e tretë botërore, duke pasur parasysh trazimet e fuqishme botërore dhe përplasjet në rritje të perëndimit me Rusinë. Unë kërkoj nga bashkëluftëtarët e mi të UÇK-së që të bëhemi gati se koha nuk na pret, pra që të mobilizohemi anë e mbanë botës për një luftë të cilën ne nuk e deshëm, por na e imponoi Franca dhe Evropa, kështu që të bëhemi gati dhe me 14 shkurt të jemi secili në detyrën e vet, që ta çlirojmë popullin dhe vendin tonë nga këto padrejtësi që po i bëhen ish ushtarëve tanë dhe popullit të Kosovës. Nuk do të pranojmë më as biseda e as ndërmjetësime vendore e as ndërkombëtare, sepse ndërmjetësimet ndërkombëtare kanë qenë gjithnjë kundër popullit të Kosovës si në vitin 1878, 1912, 1919, 1945, (i vetmi përjashtim ishin ato të vitit 1999) si dhe në bisedimet në Vjenë (2006-2008) dhe në Bruksel nga viti 2009 e deri më tani dhe tutje, këto bisedime i kanë bërë me ndërmjetësim ndërkombëtar e me disa shqipfolësa, siç është Hashim Thaçi ku në vitin 1999 e ndajti Mitrovicën, si dhe po e vulos nga viti 2013 e këndej, duke nënshkruar dhe pranuar çdo marrëveshje në dëm të Kosovës.

Stop bisedimeve! Më s’ka bisedime për shtetin e Kosovës me serbët pavarësisht ndërmjetësimit dhe imponimit të të huajve. Bisedimet na prunën deri në këtë ditë, Asociacionin, muret, faljen e territorit (demarkacionin me Maqedoninë dhe me Malin e Zi), kufij të papërcaktuar me Serbinë, rrezikun permanent të ndarjes së Kosovës… Për çka luftuam ne, ku serbët na masakruan, dhunuan, na dogjën, na dëbuan toka jonë e na dogjën shtëpitë tona etj., kjo është Franca, e cila sulmoi kolonën me refugjatë në Prizren, kjo është Franca që bombardoi depot tona të armatimit në Padeshë, ku na vrau ushtarët. Atëherë çka do të presim me një Francë që e ka aleatin më të ngushtë Rusinë e Serbinë. Kjo nuk është bërë pa qëllim, kjo është bërë me qëllim të përshkallëzimit të Situatës në Kosovë. Këta janë iniciator edhe të një lufte të re, që ne nuk e kemi dashtë, por po na imponojnë. Ju lutem të gjithë shqiptarëve që kanë gjak shqiptari që të mobilizohemi dhe ti themi mjaft më Serbisë, se tash i ke tejkaluar të gjitha, dhe tani do ti masim forcat. Besoj që tani jemi ma të fortë, kemi përvojë lufte më shumë, dhe do ti dalim Serbisë-ruse deri te “Molla e kuqe” dhe deri në bashkimin e trojeve shqiptare.

S’ka më marrëveshje politike, por s’do të ketë më as tradhtarë të kombit, që do të del me biseduar. Bisedat mund ti bëjmë vetëm atëherë kur ti bashkojmë trojet shqiptare. Me arrestimin e gjeneralit dhe me vendosjen e mureve presidenti dhe qeveria e Kosovës më nuk ekziston, sepse këta janë kundër interesave të popullit dhe kombit tonë. Unë jam i gatshëm për mobilizim prej këtij minuti e deri në bashkimin e trojeve shqiptare,

Numri im kontaktues është 0033  155 9379

Rrnoftë gjenerali Ramush Haradinaj, rrnoftë UÇK-ja, rrnoftë Bashkimi Kombëtar, poshtë tradhtarët e kombit, poshtë klani i Thaçit

Luftëtar në Kroaci, në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat