Në Merdarë – pritje dhe kolona më të gjatë

Aktuale

Në Merdarë – pritje dhe kolona më të gjatë

Më: 8 janar 2017 Në ora: 17:32
Bora në Kosovë

Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha pikat kufitare raportohet e qetë, përveç përqendrimit më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata në dalje të Kosovës për në Serbi.

"Policia e Kosovës po punon intensivisht me zyrtarët e saj, duke aplikuar edhe procedura të përshpejtuara të kontrollit, vetëm për të lehtësuar qarkullimin dhe lehtësuar lëvizjen në kufi, por për shkak të koncentrimit të madh në Merdarë, raportohet për pritje dhe kolona më të gjata", tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha theksoi, po ashtu, se për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave, gjendja për qarkullim nëpër të gjitha rrugët e vendit, e posaçërisht nëpër ato rrugë që çojnë nëpër pika më të thella malore dhe kufitare, është më e vështirë.

"Kërkohet kujdes dhe vigjilencë maksimale për të realizuar një qarkullim sa më të sigurt nëpër rrugët tona", deklaroi zëdhënësi Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat