Njihuni me kryetarin “sevdali”, të komunës së Mitrovicës

Aktuale

Njihuni me kryetarin “sevdali”, të komunës së Mitrovicës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 8 janar 2017 Në ora: 19:15
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka shpalosur për gazetën “Bota sot”, jetën e tij jashtë kornizave të politikës.

E kemi parë shumë të hareshëm nëpër ngjarje të ndryshme, si ahengje familjare e po ashtu edhe në manifestime kulturore e politike. I pari i Mitrovicës Agim Bahtiri, thotë se tërë këtë inspirim për të qenë i hareshëm, e gjen tek dashuria që ka për familjen dhe të afërmit.

“Jam martuar i ri dhe kam një familje të gjerë  e të shëndosh. Bashkëshortja ime ka merita të mëdha për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Ata të gjithë janë me diploma universitare, menaxherë të suksesshëm dhe ekspertë të dalluar. Prej kohësh jetojmë në Holandë, ku kemi bizneset tona dhe materialisht qëndrojmë mirë. Kjo gjendje dhe fakti se familja më duan dhe i dua shumë të gjithë, sidomos nipat dhe mbesat që janë shumë, më bëjnë të ndihem mirë dhe prandaj jam i mbushur me energji pozitive dhe vullnet. Në shtëpitë tona mbretëron dashuria familjare deh harmonia e plotë, respekti i jashtëzakonshëm ndaj njëri-tjetrit. Që të gjitha këto janë frymëzim dhe burim për të arritur suksese në jetë e punë”, thotë Bahtiri.

 Familja e tij, përbëhet nga ai, bashkëshortja, 4 djemtë, dy vajzat dhe 15 nipërit e mbesat.

Kur është jashtë Kosovës, Agim Bahtirin e merr malli për Mitrovicën,

“Për vendlindjen, Mitrovicën dhe qytetarët e saj”, është përgjigjur ai.

 Ndërsa, ëndrra e parealizuar e Agim Bahtirit, vazhdon të mbetet bashkimi i plotë i qytetit të Mitrovicës.

“Bashkimi i plotë i Mitrovicës është ëndërr që pres të realizohet në të ardhmen”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat