Dëshmitarët të “mbrojtur” nga “kandidatët” e Gjykatës Speciale?!

Aktuale

Dëshmitarët të “mbrojtur” nga “kandidatët” e Gjykatës Speciale?!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 janar 2017 Në ora: 08:03
Ilustrim

“Edhe në vitin 2017 na presin sfida, që kërkojnë angazhim të përgjithshëm. Një nga këto sfida padyshim është edhe Gjykata Speciale për të cilën eksponentë të caktuar të politikës po akuzojnë institucionet e Kosovës për vendimet e tyre. Është e qartë se Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara”.

Kështu kishte deklaruar ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku sipas tij kjo ka ndikuar në themelimin e Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, analisti Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”, thotë se dëshmitarët eventualë të Gjykatës Speciale, shumica prej tyre gjenden jashtë Kosovës, për shkak të sigurisë së tyre.

 “Kjo çështje bie në përgjegjësi të organeve të drejtësisë, pra mbrojta, siguria e personave në cilësinë dëshmitarit, ka zyrtar ndërkombëtar të kësaj gjykatë që thonë se për momentin një numër i tyre gjinden jashtë Kosovës, pra kjo është çështje në fund të fundit të bashkëpunimit të Kosovës me gjykatën, BE ka vënë një kusht që Kosova të bashkëpunoj me këtë gjykatë, tash kjo gjykatë është zhanrit fantastik, apo gjykatë  hibride që përgjatë proceseve të zbardhen ndonjë fakt nëse jo atëherë asgjë kjo është vërteta për një gjykatë të këtij zhanri”, ka thënë Burjani për Bota sot.

Ndërsa, analisti Islam Krasniqi nuk beson që dëshmitarët eventual të Gjykatës Speciale të jenë të rrezikuar dhe se janë manipuluar dëshmitarët në proceset në të kaluarën.

“Nuk e  besoj së janë të rrezikuar dëshmitaret eventual të Gjykatës Speciale në Kosovë, frika gjithmonë ekziston, sepse është manipuluar me  dëshmitaret nëpër proceset e me  hershme, nga  UNMIK-i apo edhe  EULEX-i, duke i zbukuruar  provat, sikur të ishin përralla, duke i krijuar  vetë provat me supozime, dhe  dëshmitaret duke i shti me  nënshkruar, shkresat e tyre, të cilat ishin në gjuhë angleze, gjuhë të cilën nuk e  kanë njohur dëshmitaret, dhe  është e  vërtet së nëse e drejton  gishtin nga  dikush, duke shpifur duhet të frigohesh”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, ai ka shtuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dashur që të zbuloj gjatë kohës kur ishte kryeministër se a ishin dëshmitarët në rrezik apo jo.

“Nuk e di së për çfarë ka  folur presidenti, z. Thaçi, edhe  nëse është e  vërtet ajo, z. Thaçi është dashur ti zbuloj të gjitha, së ka  qenë shef i qeveris. Dëshmitaret gjithmonë janë të rrezikuar nëse shpifin, së e vërteta duhet të dalë në dritë, por  jo me njerëz të çmendur që gënjeni për tu larguar  nga  Kosova, për një jetë me të mirë, të cilët u munduan të përfitonin në fatkeqësinë e  tjetrit”, ka thënë Krasniqi për Bota sot.

Kurse, analisti Skender Zogaj ka thënë se Gjykata Speciale është shpresa e kthesës së madhe të fillimit të luftimit të  organizuar që ia ka shkaktuar plagë të thella dhe të rënda Kosovës, nga të cilat Kosova edhe pas 17 vitesh në liri, ende nuk është as e lirë dhe as e pavarur sepse, pasi sipas tij  me qindra vrasje politike dhe vepra të rënda krimi nuk janë zbardhur, gjë që tregon se kriminelët enden të lirë dhe paraqesin rrezik për krime të reja.

“Gjykata Speciale ka proklamuar vendosmëri për të zënë dhe vënë para drejtësisë kriminelët nga e mëdhenj - peshkaqenët, dhe shtetasit kosovare, besojnë dhe shpresojnë se, Gjykata do të realizojë premtimet, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat padyshim që do të ndeshet. Ndjekësit më të vëmendshëm të zhvillimeve rreth themelimit të Gjykatës dhe reagimeve të qarqeve të caktuara në Kosovë”, ka thënë Zogaj për Bota sot.

Gjithashtu, ai ka thënë se janë të dukshme shqetësimet e disa individëve të cilët e kanë kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale.

“Shqetësimet i kemi parë në Parlament, nëpër partitë politike dhe nëpër disa institucione, në të cilat ka pasur kundërshtime ndaj Gjykatës Speciale, që e kanë konsideruar të panevojshme. Të këtillët jam i prirur t'i konsideroj "kandidatë" të Gjykatës, sepse në kundërshtimet e tyre është lehtë e kapshme frika e tyre nga Gjykata, që, nënkupton se, të këtillët e kanë njëfarë halli të fshehtë!?!”, ka thënë ai.

Për më tepër, Zogaj beson se Gjykata Speciale i ka ndërmarrë masat për dëshmitarët , pasi që gjatë kohës së Gjykatës së Hagës ka pasur kërcënime dhe eliminime të dëshmitarëve 

“Sa i përket dëshmitarëve besoj se Gjykata Speciale me kohë i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të siguruar mbrojtën e tyre, sepse në të kaluarën, siç ishte rasti i Gjykatës së Hagës, ka pasur kërcënime të shumta e edhe eliminime fizike të dëshmitarëve. Gjykata Speciale e ka më mirë të njohur gjendjen në Kosovë dhe, mendoj se, ua kanë ngushtuar rrethin veprimeve destruktive të rrjeteve kriminale, kështu që, mundësia për ti penguar dëshmitarët është eliminuar me kohë”, ka thënë Zogaj.

Ai ka shtuar se deklarata me qëllime frikësimi mund të ketë, por, koha ka ndryshuar shumë dhe njerëzit nuk do të hezitojnë që të dëshmojnë për krimet, të vetëdijshëm se vetëm kështu mund të dilet nga situata e krizës së thellë që e kanë krijuar strukturat mafioze të krimit dhe korrupsionit të organizuar, që po e mbanë peng zhvillimin dhe prosperitetin e popullit shqiptarë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat