Shtyhet integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin kosovar të Kosovës

Aktuale

Shtyhet integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin kosovar të Kosovës

Më: 9 janar 2017 Në ora: 12:12
Ilustrim

Integrimi i gjyqtarëve serbë, prokurorëve dhe stafit të gjykatës nga veriu i Kosovës në sistemin e drejtësisë në Kosovë, të planifikuar për nesër, është shtyrë për të paktën një javë.

Gjyqtarja, Jelena Krivokapiq, ka thënë për mediat serbe se, në bazë të informatave që ka për momentin procesi i integrimit brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë, nuk do të fillojë me 10 janar, siç ishte planifikuar.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë  për Integrimin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve Serbë në Sistemin Kosovar të Drejtësisë është arritur pas bisedimeve në Bruksel, por ajo po shtyhet tash e sa kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat