Asamblistët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt dhe pezullim të dialogut me Serbinë

Aktuale

Asamblistët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt dhe pezullim të dialogut me Serbinë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 14:49
Ramush Haradinaj

Asamblistët e Komunës së Deçanit kanë miratuar një deklaratë të përbashkët – përveç asamblistëve të LDK-së të cilët nuk kanë qenë më mbledhje – e cila kërkon pezullim të menjëhershëm të dialogut me Serbinë, deri në pastrimin e plotë të listave të të akuzuarave kosovarë nga Serbia.

Me këtë deklaratë, po ashtu kërkohet që qeveria franceze me procedura të përshpejtuara ta shqyrtojë rastin e Haradinajt, ta lirojë atë, dhe të ndalojë keqpërdorimi i Interpolit nga Serbia.

Një pikë tjetër e kësaj deklarate të përbashkët është që të bëhet e ditur se Çështja Haradinaj nuk është çështje individuale, por cenon sovranitetin e shteti të Kosovës.

Deklarata me këto dhe disa pika të tjera do t’i dërgohet kryesisë së Kuvendit, Presidencës, Qeverisë dhe Ambasadës franceze në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat