Gazetari serb: Agjentë të Beogradit u nisën në Shkup për të likuiduar ambasadorin amerikan për shkak të shqiptarëve

Aktuale

Gazetari serb: Agjentë të Beogradit u nisën në Shkup për të likuiduar ambasadorin amerikan për shkak të shqiptarëve

Më: 9 janar 2017 Në ora: 15:57
Gazetari serb Millomir Mariq

Gazetari serb Millomir Mariq, në një intervistë për emisionin “Në Qendër” , mes tjerash ka folur edhe për përgatitjen e një atentati nga shërbimi sekret serb, ndaj ambasadorit amerikan në Shkup. Sipas Mariq, i cili llogaritet ndër gazetarët me më së shumti informacione për funksionimin e UDBA-s dhe shërbimeve tjera serbe, rasti ka ndodhur në vitin 1999, menjëherë pas bombardimeve të NATO-s në Kosovë, kur Sllobodan Millosheviq ka dashur të bëjë atentat ndaj ambasadorit të atëhershëm amerikan në Shkup, Kristofer Hill.

Përveç që ka qenë ambasador në Shkup, Hill gjatë krizës ka qenë i kyçur edhe në negociatat për Marrëveshjen e Rambujes. Ky rol i tij e ka revoltuar regjimin e Millosheviqit

“Njëri nga njerëzit kryesor të Millosheviqit për operacione sekrete, ka marrë detyrë që me njerëzit e tij të shkojë në Shkup dhe ta likuidojë, për atë që ua bëri serbëve në Rambuje.

Ai njeri ka shkuar te ish-shefi i tij, i cili ka kërkuar të mos bëjë atë gabim, sepse NATO sërish do të na vonojë. Me kamera kam shkuar deri në Gjeneral Jankoviq (Han të Elezit) dhe kam dashur ta thyej rampën në kufi. Aty ësht bërë kaos. Është kthyer në Beograd dhe u ka thënë shefave të tij se CIA e ka zbuluar këtë plan”, rrëfen Mariq.

Ai shton se i njëjti agjent ka dashur të kryejë atentat edhe ndaj miliarderit Xhorxh Soros në Vjenë, përmes agjentit të tij me nofkën “Mungos”, por edhe ky atentat ka dështuar.

Intervistën e tij të plotë mund ta përcillni në videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat