Bob Dole shprehet i nderuar me miqësinë e presidentit Thaçi

Aktuale

Bob Dole shprehet i nderuar me miqësinë e presidentit Thaçi

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:33
Hashim Thaçi dhe Bob Dole

Ish-senatori Bob Dole, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, është shprehur i nderuar me miqësinë e tij.

Në takim presidenti Thaçi i kishte dorëzuar ish-senatorit Dole një mirënjohje si shenjë falënderimi për përkrahjen që ka dhënë për Kosovën me dekada.

Presidenti Thaçi kishte postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, se ka qenë kënaqësi të takojë mikun e Kosovës, Bob Dole.

Kurse, si përgjigje në postimin e tij, ish-senatori Dole ka postuar në llogarinë e tij në Twitter se është i nderuar “me miqësinë tënde dhe të shumë të tjerëve në Kosovë… një vend i mrekullueshëm me aq shumë njerëz që të japin frymëzim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat