Thaçi vazhdon vizitën ShBA, takohet me Kempe

Aktuale

Thaçi vazhdon vizitën ShBA, takohet me Kempe

Nga: A.M. Më: 10 janar 2017 Në ora: 09:46
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitën e tij në ShBA, ku është takuar me  presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe.

“Pata kënaqësinë të takoj presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe. Kosova aspiron me të drejtë të jetë pjesë e familjes euroatlantike.

Kjo aspiratë bashkon qytetarët e Kosovës, përtej vijave etnike dhe partiake. Atlantic Council është platformë e mrekullueshme për të promovuar këtë agjendë”, ka shkruar Thaçi në Faceboook.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ambasadorja në ShBA, Vlora Çitaku dhe Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku. /BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat