Kurteshi: Të ndërpriten menjëherë negociatat

Aktuale

Kurteshi: Të ndërpriten menjëherë negociatat

Më: 10 janar 2017 Në ora: 12:02
Deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi

Deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi e quan dialogun me Serbinë dialog pa parime.

“Këto bisedime pa parime ja kanë hapur rrugën drejtë BE-së Serbisë e Kosova po mbetet e izoluar”, kështu ka thënë Kurteshi.

Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti në rajon nuk mund të arrihet me Serbinë e cila tenton dhe po ndërhynë në Kosovë.

“Është koha e fundit që palët negociuese , ndërmjetësuesit dhe shqiptarët që ta dinë që kjo nuk është e mirë as për Serbinë, pasi që stabilitet nuk mund të ketë në një rajon ku Serbia ndërhyn sa herë të donë në Kosovë”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka kërkuar që të ndalet edhe importi i mallrave me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat