Berisha i Nismës: Kosova të ngre padi ndaj pasardhësve të Millosheviqit

Aktuale

Berisha i Nismës: Kosova të ngre padi ndaj pasardhësve të Millosheviqit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:49
Deputeti i Nismës Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka thënë se Serbia dalëngadalë po kthehet në Kosovë fal kryeministrit Isa Mustafa dhe paraardhësit të tij.

Berisha tha se Qeveria duhet të ngre padi ndaj pasardhësve të Millosheviqit që kanë bërë krime në Kosovë. Ai fjalimet e kryeministrit Mustafa dhe ministrave të tij i ka quajtur ‘muhalife’.

Duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt tha se tashmë është një qasje dramatike në vendet e Ballkanit në raport me Kosovën. Hapi i parë sipas Berishës është që të ndërpriten bisedimet me Serbinë përndryshe dikur do të bëhet vonë dhe “do na gjykojë historia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat