Miku amerikan i shqiptarëve, zë pozitë të lartë në ekipin e Donald Trump

Aktuale

Miku amerikan i shqiptarëve, zë pozitë të lartë në ekipin e Donald Trump

Më: 10 janar 2017 Në ora: 14:54
Bob Dole

Senatori Bob Dole, është emëruar si zëvendësshef i ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Dole i cili njihet si mik i madh i shqiptarëve, është takuar dje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit e ka uruar Dole për pozitën e re, përmes rrjetit social “Twitter”.

“Urime senatorit Dole për emërimin e tij zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit Trump. Një zhvillim i mirëpritur”, ka shkruar Thaçi.

Image

Thaçi e ka uruar atë për kontributin që ka dhënë lidhur me çështjen e Kosovës deri në liri e pavarësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat