Skender Hyseni takon zëvendës – shefen e Misionit të SHBA-së në Kosovë

Aktuale

Skender Hyseni takon zëvendës – shefen e Misionit të SHBA-së në Kosovë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:52
Skender Hyseni dhe Colleen Hyland

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilën diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Hyseni në këtë takim e njoftoi atë për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë së Kosovës, dhe për planin e punës së ministrisë që ai udhëheq për këtë vit.

Ai e falënderoi Hyland për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin SHBA-të për institucionet e Kosovës.

Kurse Hyland, vlerësoi të arriturat e Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të sigurisë. Ajo theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin edhe në të ardhmen projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat