Selimi: Sikur shumë të tjerë edhe unë jam njëri ndër të kërkuarit e Serbisë

Aktuale

Selimi: Sikur shumë të tjerë edhe unë jam njëri ndër të kërkuarit e Serbisë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 16:26
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Derisa u zhvillua debati parlamentar për rastin e ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se sikur shumë të tjerë në këtë Kuvend të cilët kanë qenë në luftë, edhe vet ai është njëri prej të kërkuarve nga Serbia në Interpol.

Selimi: Sikur shumë të tjerë edhe unë jam njëri ndër të kërkuarit e Serbisë

“Sikur shumë të tjerë edhe unë jam njëri ndër të kërkuarit e Serbisë, ka edhe shumë të tjerë në këtë Kuvend, që Serbia i kërkon për atë që kanë bërë në luftën e çlirimtare të Kosovës. Dhe kur ne kërkojmë nga ju që të bëni presion ndaj Serbisë ne nuk kërkojmë që Serbia të na amnistoj. Unë kurrë nuk do të dëshiroja të amnistohem nga një Serbi siç është sot. Po ashtu nga asnjë lloj Serbie, sepse tek e fundit nuk kam nevojë për amnistinë e Serbisë, madje unë do të doja të jem gjithmonë armik i Serbisë, përderisa Serbia është armike e shqiptarëve. Pra, ne nëse reagojmë ndaj kësaj mos na merrni që ne po kërkojmë thjesht Serbia të na amnistojë. Ne nuk duam amnisti nga Serbia, por duam mbrojtje nga shteti ynë”, tha Selimi.

Ai deklaroi se Kuvendi mund të merr vendim të rëndësishëm që rasti Haradinaj të jetë i fundit për ndalim nga flet arrestet serbe, por vërtetë, sipas tij,  ky Kuvend mund ta marrë këtë vendim sot.

Selimi: Ndihma më e madhe edhe për Haradinajn do të ishte sikur të mos jenë më të plotfuqishme këto flet arreste

“Nëse doni ta ndihmojmë rastin Haradinaj, ndihma më e madhe edhe për Haradinajn do të ishte sikur ne ta ndihmojmë Kosovën, që Kosova më mos të ketë këso problemesh aq më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian, shtetet tona mike. Është thjesht pra, t’i themi jo Serbisë edhe në këtë rrafsh”, tha Selimi.

Ai tha se Qeveria duhet të ndërpret bisedimet me Serbinë dhe t’i vejë Serbisë sanksione ekonomike, në të kundërtën, sipas Selimit, nuk do të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat