Shala: Po mos të ishte UÇK-ja asnjë nuk do të ishim këtu ku jemi

Aktuale

Shala: Po mos të ishte UÇK-ja asnjë nuk do të ishim këtu ku jemi

Më: 10 janar 2017 Në ora: 17:06
Haxhi Shala

Deputeti Haxhi Shala nga NISMA për Kosovën tha se po të mos ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot kryeministri do të ishte në Gjermani.

Po ashtu ai tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar as nga analistët së paku një falënderim për ushtarët e UÇK-së.

“Po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku do të ishit ju deputetë, ministra e ju kryeministër? Do të ishit në Gjermani, ju analistë të cilët shfrytëzuat bursat e ndryshme dhe u shkolluat jashtë, asnjëherë nuk dëgjova nga ju së paku duke falënderuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ua mundësuan se paku të flisni lirshëm por jo edhe të shani e të përulni vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse pa respektimin e këtyre vlerave as bashkësia ndërkombëtare nuk do të na respektojë si shtet për këtë arsye edhe sot arrestimi i gjeneralit Haradinaj nuk është i rastësishëm”, tha Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat