A mund të besoni: Deputeti kosovar e kalon drekën vetëm me byrek

Aktuale

A mund të besoni: Deputeti kosovar e kalon drekën vetëm me byrek

Më: 10 janar 2017 Në ora: 17:36
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë përfunduar pjesën e parë të debatit në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze me fletarrest të Serbisë.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka dhënë pushim të drekës për deputetët.

Dhe kur përmendet dreka e deputetëve, atëherë mendohet për racion të pasur me mishra, sallata… të përcjellë edhe me verë.

Por, kjo drekë e pasur nuk vlen për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi.

Image

Ai në vend të drekës luksoze, ka preferuar të hajë byrek. Kurteshi në vend të verës, ka preferuar që byrekun ta “përcjellë” vetëm me jogurt.

Kurteshi është shembull i një deputeti tipik popullor, pasi që edhe njihet edhe si fermer i angazhuar në Gjilan, në pjesën periferike ku jeton. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat