“Çmenduria” serbe, ja çka janë duke bërë kundër Ramush Haradinajt

Aktuale

“Çmenduria” serbe, ja çka janë duke bërë kundër Ramush Haradinajt

Më: 10 janar 2017 Në ora: 22:00
Arrestimi i Ramush Haradinajt

“Nga ndjekja kundër Ramush Haradinajt nuk do të heqim dorë derisa ndonjë gjykatë të konfirmojë se ai është përgjegjës për krime lufte”, ka thënë Milan Petroviq, udhëheqës i Prokurorisë serbe për krime lufte.

Sipas mediave serbe, Petroviq ka kërkuar që të kontrollohen të gjitha procedurat në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë që bien nën juridiksionin e Serbisë që kanë të bëjnë me pjesëtarët e UÇK-së.

“Kontrollohen rreth 500 procedura dhe në disa prej tyre është është gjetur lidhje kundër Haradinajt në aktuakuzën që ka hartuar Prokuroria për krime lufte”.

Këto të dhëna, kjo prokurori në afat sa më të shkurtër do t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do t’ua procedojë tutje autoriteteve në Francë me dokumentacionin tjetër ekzistues kundër Haradinajt, i cili gjendet në paraburgim në bazë të fletarrestit të Serbisë.

Prokuroria serbe thotë se e ngarkon Haradinajn me 63 vrasje në Dukagjin, pretendime këto që janë hedhur poshtë në dy raste nga Tribunali i Hagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat