“Shërbimet sekrete Serbe kryen aksion terrorist në Mitrovicë”

Aktuale

“Shërbimet sekrete Serbe kryen aksion terrorist në Mitrovicë”

Nga: P.R Më: 10 janar 2017 Në ora: 23:14
Mitrovica

Sonte rreth orës 20:15, ka ndodhur një shpërthim në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës, i cili gjendet pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Mediat njoftuan se shpërthimi ka ndodhur në hotelin ku ditën e përurimit të objektit të Qeverisë kishte qëndruar ministrja për Dialog Edita Tahiri.

Po atë ditë ishte hedhur një granatë dore, por që për fat nuk kishte shpërthyer, ndërsa granat e hedhur sonte nuk dështuar, ku përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shkruar se Shërbimet sekrete Serbe, sonte kanë kryer sulm terrorist në objektin e Qeverisë së Kosovës në Veri.

“Shërbimet sekrete Serbe kryen aksion terrorist në objektin e Qeverisë së Kosovës ne Veri. Shërbimet intelegjente të serbisë janë të interesuar që Kosova të jetë jo stabile me institucione të birzhta e në veqanti ne veri . Ajo pjesë është një ‘’ katalizator’’ qe sa herë i duhet Serbisë , qoft për konsumë të brendshëm qofë për bisedimet Kosovë – Serbi, ajo e destabilizon veriun e Kosoës, kjo bëhet e mundur me kordinimin e shërbimieve intelegjente serbe dhe faktorit politik lokal ne veri”, ka shkruar Islami, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i tij i plotë:

Shërbimet sekrete Serbe kryen aksion terrorist në objektin e Qeverisë së Kosovës ne Veri.

Veprimet e kordinuara dhe të sinkronizuara të strukturave ilegale Serbe në Veri të Kosovës, dhe duke tentuar që të dështojnë të gjitha tentativat e institucioneve të Kosovës që ta shtrihet autoriteti e saj, sonte ndermorrën një aksion terrorist duke hedhur mjete eksplduese në drejtim të obejktit të Qeverisë së Kosovës.

Roili dhe prezenca e shërbimeve intelegjente në verit të Kosovës është që t’u pamundësohet instutucioneve të Kosovës që ta shrijnë autoritetin në veri, deyra e tyre është që të marrin informata të sakta për çdo iniciativ , kështu që për çdo rast ti neutralizojnë ato dhe tu pamundësohet vepimi i shtetit të Kosovës ne veri të vendit.

Shërbimet intelegjente të serbisë janë të interesuar që Kosova të jetë jo stabile me institucione të birzhta e në veqanti ne veri . Ajo pjesë është një ‘’ katalizator’’ qe sa herë i duhet Serbisë , qoft për konsumë të brendshëm qofë për bisedimet Kosovë – Serbi, ajo e destabilizon veriun e Kosoës, kjo bëhet e mundur me kordinimin e shërbimieve intelegjente serbe dhe faktorit politik lokal ne veri.

Verpimtaria e shërbimeve intelegjente serbe që nga përfundimi i luftës së vitit 1999 e deri më sot ishte dhe mbetet aktive. Qëllimi i saj është që në vazhdimësi të ndëryjë në të gjitha fushta e jetës në Kosovë , ajo e dëshiron një Kosovë jo stabile, e kam thën dhe prap e them se ; rreziku ma i madh për Kosovën ishte dhe mbetet Serbia e cila i përdorë të gjitha mejtet e kamufluara për ta destabilizuar vendin tonë e kjo bëhet për mesi shërbimeve integjente të tyre. 

Duke e pa agresivitetin e insitutucineve të Serbisë në raport me Kosovës, do të duhej ti rrisë kapacitetet operacionale dhe ti zbrapsë sulmet e tilla..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat