Mustafa: Enver Malokun e vranë ata që nuk e deshën lirinë

Aktuale

Mustafa: Enver Malokun e vranë ata që nuk e deshën lirinë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:55
Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek lapidari i Enver Malokut

(E plotësuar) - Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova .

Kryeministri Isa Mustafa dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe sot para lapidarit të Enver Malokut që është ngritur në vendin e vrasjes në lagjen “Bregu i Diellit.

Duke lartësuar figurën e Enver Malokut, kryeministri  Mustafa tha se do të punohet për ta zbardhur vrasjen e Enver Malokut dhe fajtorët të sillen para drejtësisë.  

Image
Kryeministri Isa Mustafa

Mustafa: Vrasësit të përgjigjen para ligjit

‘’Sot jemi këtu me veprimtarët e LDK-së, me familjen e  Enver Malokut,  me bashkëveprimtarët e tij, të cilët bënë homazhe për të përkujtuar veprën e tij shumë të madhe. Një veprimtar shumë i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës , njeri i cili në errësirën më të madhe të informimit, depërtoi dhe dha kontributin e vet shumë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës,  për popullin e Kosovës. Ne mendojmë se ai është një prej figurave shumë të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm të LDK-së, sepse kontribuoi edhe për çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Po ashtu për ata që nuk e deshën këtë liri dhe pavarësi e vranë atë dhe është detyrë e jona që Enver Malokun, për gjithë veprimtarët e LDK-së dhe për të gjithë ata që pësuan nga dora e dikujt ,të përgjigjen para ligjit për këto vepra të zeza që i bënë Kosovës’’ tha Mustafa. 

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve  nëntëdhjeta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.

Mustafa: Vrasësit e Enver Malokut do të dalin para drejtësisë

Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek lapidari i Enver Malokut, ish veprimtarit të LDK -së i cili është vrarë 18 vite më parë.

Mustafa ka vlerësuar lartë figurën e Enver Malokut duke e cilësuar si një nga veprimtarët më të afërt të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri i vendit ka thënë se Malokun e vranë atë qe nuk e deshën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën i ndjeri punoi shumë.

Mustafa është shprehur i bindur se ky rast do te zbardhet dhe se vrasësit do të dalin para drejtësisë.

Megjithatë zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut e quajti drejtësi të munguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat