Bardhyl Meta mallkon rëndë vrasësit e Enver Malokut

Aktuale

Bardhyl Meta mallkon rëndë vrasësit e Enver Malokut

Nga: P.R Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:17
Bardhyl Meta

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, në përvjetorin e vrasjes së Enver Malokut, ka shkruar se Enver Maloku, është po aq prezent, i fuqishëm dhe me ndikim, po aq i gjallë dhe mes nesh, duke i  quajtur kriminelë, struce e faqja e zezë ata q? shkrepen plumba veprimitarin e LDK-së, përcjellë "Bota sot".

Ja postimi:

Enver Maloku, është po aq prezent, i fuqishëm dhe me ndikim, po aq i gjallë dhe mes nesh – sikur që ishte edhe para atij – 11 Janarit të kobshëm…
– Por, ku janë vrasësit dhe kriminelet tjerë, ata qyqana, që organizuan dhe shkrepën plumbat e turpit të përbotshëm…!!!?
Ku e kanë fut kokën, sikur struci – e s’dinë më as kah t’shkojnë, e kah t’ia mbajnë!?
– Ndiqen dhe gjykohen nga e gjithë Kosova, nga populli i këtij vendi, sikur edhe nga gjahtarët e prokurorët e Gjykatave Speciale…!
– Faqja e zezë, moj faqja e zezë – Zoti ua thaftë dorën, e i laftë pa varr e pa nishan!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat