Edhe Gjilani në mbështetje të Haradinajt

Aktuale

Edhe Gjilani në mbështetje të Haradinajt

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:54
Pamje nga protesta për Haradinajn në Gjilan

Pak para orës 12 qytetarë të Gjilanit kanë mbajtur një protestë në mbështetje të liderit të AAK-së i arrestuar më 4 janar nga policia franceze.

Motoja e kësaj proteste ka qenë “Ramushi është Kosova”.

Në këtë rast nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi tha se ndalimi i Ramush Haradinajt në paraburgim në Francë e ka një mesazh për institucionet se duhet të veprojnë si shtet.

Po ashtu, Isufi  tha se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendim që të ndalin bisedimet me Serbinë.

Nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu,njëherësh  kryetar i AAK-së në Gjilan tha se janë mbledhur sot  jo për ndonjë kauzë politike por për kauzë kombëtare.

Ai bëri të ditur se kërkesa e vetme e tyre është lirimi i menjëhershëm i Haradinajt nga paraburgimi ku po mbahet në Francë.

Shaqir Shaqiri nga OVL e Gjilanit tha se luftëtarët e lirisë janë  mbledhur të ngrejnë zërin e kundërshtimit kundër shtetit francez që arrestoi Ramush Haradinaj.

Në mbështetje të Ramush Haradinaj kanë dalë edhe klubet sportive të Gjilanit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat