Haradinaj u reagon ashpër mediave serbe: A ka me terroristë se qeveritarët tuaj?!

Aktuale

Haradinaj u reagon ashpër mediave serbe: A ka me terroristë se qeveritarët tuaj?!

Nga: A.Zh Më: 11 janar 2017 Në ora: 13:15
Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë serbe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria serbe është terroriste, pasi ata sipas tij,  kanë vrarë fëmijët e tyre vetëm që t’i paraqesin shqiptarët si terrorist.

Por, Haradinaj ka theksuar se Kosovën dhe rrugën e saj perëndimore nuk mundet ta ndal Serbia, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Haradinajt në Fcaebook: 

Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar Shqiptaret si terroristë. A ka ma terroristë se qeverija e tyre! Ata i vranë te rinjt serb në lokalin Panda ne Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist! Ata i terrorizuan bashkëvendasit e mi në emër të krimit që vet e bënë! Po skan faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë nje të vërtetë! Kosovën dhe rrugën e saj perendimore s'munden me ndal kurr dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t'i mbaj për vete./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat