Media zvicerane shkruan për Shqipërinë: Projekti i madh zviceran e firma gjigante të naftës

Aktuale

Media zvicerane shkruan për Shqipërinë: Projekti i madh zviceran e firma gjigante të naftës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 janar 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

“Kjo fushë është një ëndërr,” thotë Robert Carss dhe më pas jep sqarimin: “Nëse në fushat tjera mund të shpohen tre shtresa nafte këtu në Patos mundesh shumë herë më tepër: 15. Kjo mundëson nxjerrjen e naftës me shpime mjaft të vogla, që e lehtëson shumë herë punën.” Carss është gjeolog dhe drejtor gjeneral i Bankers Petroleum në Shqipëri. Firma kanadeze është aktive nga 2004, në një qytet të vogël qindra kilometra në jug të Tiranës. Krahas saj firma ka edhe dy fusha tjera shpimi në Shqipëri dhe një në Hungari. Rezervat e llogaritura në Patos janë rreth 202 milion fuçi nafte, pra fusha më e madhe e naftës On-Shore e Europës, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane nzz.ch.

Për banorët shqiptarë të zonës ishte një ankth mosaktivizimi me punë e fabrikës gjatë viteve 1990-të, por edhe në fillim të shkellut 21. Fotografitë e saj tregonin vetëm gërmadha apokaliptike hekurishte. “Nuk e keni idenë sesi është dukur kjo,” thotë Carss, “mjetet e shpimit nodheshin përpara kopshteve të shtëpive.”

Aparaturat komuniste ishin arkaike dhe mjaft të dëmshme për eko-sistemin. Rrëzimi i regjimit komunist në vitet 90-të, filloi industrializimi i vendit. Megjithatë kjo nuk vlejti për Patosin, që aparaturat metaleke ishin të kudondodhura dhe plaçkë për disa persona grabitqarë.

“Në këtë zonë jetojnë 35.000 persona. Kur ne filluam këtu punën, kishte mungesë elementare të higjienës,” vijon Carss. Përpara se të fillonim nxjerrjen e naftës duheshte të pastrojmë fushën. Praktikisht infrastruktura ishte in-ekzistente: rrugët, kanalizimi dhe furnizimi me energji elektrike. Edhe sot e kësaj dite ka zona të papastra, që janë nën kontroll të qeverisë dhe sëmundjet nga kanceri janë me norma më ta larta sesa në pjesët tjera të Shqipërisë.

Paqartësi rreth pronave

Industria e naftës është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Por Shqipëria ka problemin e privatizimit për shkak të paqartësisë rreth pronës private. Sistemi komunist e zhbëri pronën private. Bile pas prishjes me Kinën 1978, Shqipëria kishte problemin tjetër: atë të zhvillimit industrial dhe ekonomik.

Edhe sot e kësaj dite Shqipëria nuk ka sistem të qartë të pronave private (Zyrë Kadastrale), ku shumë persona pretendojnë pronën e njëjtë. Ngjashëm ka ndodhur edhe me pronësinë mbi fushën e naftës në Patos.

Kthimi i emigrantëve

Prej atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë. Përkundër antagonizmave mes dy parive më të mëdha - socialistëve dhe demokratëve - gjatë 2000 kishte një zhvillim të lartë ekonomik.  Por kjo kishte edhe anët negative, pasi me lirinë që ekzistoi në çështjet administrative u ndërtuan shumë objekte pa leje.

Kriza e 2009 preku mjaft edhe Shqipërinë. Një rast i tillë është Teodor Banushi (23) i cili ka lindur në Greqi, pasi prindërit e tij emigruan përpara se ai të lindte. Megjithatë në Athinë mungonte puna dhe ata vendosën të kthejnë në vendlindje ku kanë hapur një restorant. Pas mbarimit të fakultetit për turizëm, 23 vjeçari mendon se në Shqipëri sundon nepotizmi dhe klientelizmi. “Nuk shoh të ardhme këtu. Dua të emigroj në Kanada, pasi pa njohje nuk mund të gjesh punë.” Nepotizmi është një nga akuzat më të ndjeshme të qeverisë Edi Rama, përcjell botasot.info.

Papunësia arrin në 17 përqind, ndërsa borxhi publik mbi 70 përqind. Kjo i sjell vështirësi qeverisë për të sjelljë në kontroll ekonominë shtetërore - një zhvillim, që më së shumti vjen nga shtimi i krimit të organizuar.

Këtu vërehen edhe probleme me investitorët e huaj, përkundër çmimeve të lira, për shkak të klientelizimit në punët administrative dhe  taksës së sheshtë prej 10 përqind. Edhe Carss e pranon këtë, kur para disa kohësh prodhonin 20.000 fuçi nafte në ditë, ndërsa sot kjo shifër qëndron 15.000. Sipas disa analizave Bankers ishte punëdhënësi dhe taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Projekti i madh zviceran

Kjo mund të ndryshojë shpejt: Në afërsi të Patosit, do ndërtohet gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline) me qendër në Baar të Kantonit Zug (Zvicër). Kjo do sjellte gazin nga Azerbejxhani përmes Shqipërisë në Europë. Shpresa është e madhe që ndërtimi i gazsjellësit, do ketë impulse të forta për ekonominë shqiptare. Kjo është e mundur. Përkundër gjithë peripecive, përgjatë viteve ajo ka dhënë shenja ta qarta mbijetese, përfundon Carss./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat