Walker: Disa politikanë kanë hyrë në politikë jo për të mirë të Kosovës

Aktuale

Walker: Disa politikanë kanë hyrë në politikë jo për të mirë të Kosovës

Më: 11 janar 2017 Në ora: 15:39
William Walker

Ish- ambasadori i OSBE-së William Walker mbajti sot një ligjëratë speciale për studentët e kolegjit AAB.

Walker para studentëve kritikoi përbërjen politike në Kosovë  meqë sipas tij, në disa sektorë Kosova nuk është në drejtimin e duhur, dhe se pritjet kanë qenë më të mëdha, së paku që nga shpallja e pavarësisë.

Ish- ambasadori po ashtu tha se nuk dëshiron të vdes pa e parë Kosovën ashtu siç ka dëshiruar.

Walker: Në disa aspekte Kosova nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur

“Është politike, ndoshta nuk është vendi këtu për ti thënë këto gjëra, mirëpo unë më parë do ti them ato gjërat të cilat nuk shkojnë, dhe unë e them këtë si mik i madh që jam i Kosovës, edhe biseda mes miqsh thuhen edhe ato gjëra që nuk pëlqehen. Në disa aspekte mendoj se Kosova nuk është duke shkuar në rrugën e duhur apo në drejtimin e duhur. Kam qenë këtu dhe e kam parë kur është shpallur dita e Pavarësisë dhe të gjithë kanë qenë të emocionuar gjatë nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë. Andaj, pritjet kanë qenë të larta. Dhe shumë njerëz kanë thënë faleminderit ambasador për atë çfarë keni bërë, mirëpo tani na mbetet neve për të quar vendin përpara. Pritjet kanë qenë të mëdha në atë periudhë, mirëpo ende ekziston mundësia dhe shpresa për të quar vendin përpara, në drejtimin e duhur”, tha Walker në ligjëratën e mbajtur për vendin dhe rrjedh ën e karrierës së studentëve në Kosovë.

Ajo çka e inkurajon ish ambasadorin është arsimi para universitar dhe universitar. Ndonëse, sipas tij, në fushën e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve nuk është bërë sa duhet. Walker theksoi se do të ishte i befasuar nëse dikush nga studentët pasi t’i përfundojnë studimet do t’i pret një punë dhe një pagë e mirë.

Ai druan nga disa politikanë të cilat janë futur në politikë, ngase sipas tij, ata janë futur jo për të mirën e Kosovës,  por për gjëra tjera.

Walker: Druaj se disa persona të cilët janë futur në politikë, nuk janë futur për të bërë politikë, por për aspekte tjera

“Ajo çka më inkurajon mua është fusha e arsimit, duke ju parë juve, duke parë AAB-në, duke parë rininë, duke parë gjithashtu edhe studentët e AUK-ut, sidomos arsimi para universitar dhe janë në rrugën e duhur. Kjo më jep shpresë dhe kurajë. Ndërsa, në fushën e ekonomisë të mirëqenies së qytetarëve m nuk mendoj se është bërë sa duhet. Do të isha befasuar nëse dikush nga ju më thotë se pasi ta përfundoni universitetin, ju pret një punë dhe një pagë e mirë. Mirëpo, te fusha në të cilin është bërë më së paku përparim, është politika në përgjithësi… Druaj se disa persona të cilët janë futur në politikë, nuk janë futur për të bërë politikë, por për aspekte tjera”, tha Walker.

AAB në anën tjetër në këtë ceremoni solemne ndau Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut ish- ambasadorit që ka mbushur 80 vjet.

Prorektori i AAB-së Hasan Salihu, i cili i ndau çmimin ish ambasadorit Walker, tha se AAB ndan këtë çmim për kontributin e jashtëzakonshëm për sensibilizimin ndërkombëtar të Kosovës në vitin 1999 që bëri një kthesë të madhe për vendin, përkatësisht me sensibilizimin e masakrës në Reçak më 15 janar 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat