Bllok bisedimeve, deri në zhvlerësimin e fletarresteve

Aktuale

Bllok bisedimeve, deri në zhvlerësimin e fletarresteve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 janar 2017 Në ora: 16:44
Qeveria e Kosovës

Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë Qeveria e Kosovës tani ka rast që të vërë kushte, nisur nga situata dhe opinioni si dhe të mos marrë pjesë në asnjë show bisedimesh pa kushte. Ai ka vlerësuar se kushti i parë është sigurimi i lirisë së shqiptarëve, zhvlerësimi i çdo flete arresti, dhe marrja e dosjeve të shërbimit sekret, që të mos aktivizojë Serbia askënd kundër Kosovës.

Ndonëse Qeveria e Kosovës është dashur që kohë më parë ta kushtëzoj debatin në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe ti tërheq flet arrestimet ndaj qytetarëve të Kosovës, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.  Anëtari i kryesisë së AAK-së Anton Berisha ka thënë për “Bota Sot”, se asnjë veprim nuk është marrë nga Qeveria për heqjen e listave, pasi sipas tij, në të gjitha takimet në Bruksel ishte dashur paraprakisht  që të rregullohen çështje të rëndësishme e ndër to edhe fshirja  e listës së fletarrestimeve.  “Qeveria duhet menjëherë te ndërpresë dialogun ne këtë format me Serbinë, dhe te ve kushtet e vazhdimit eventual. Ne këtë mënyrë si po zhvillohen bisedimet, qeveria e Kosovës po i mundëson Serbisë te destabilizoj Kosovën”, ka thënë anëtari i kryesisë së AAK-së Anton Berisha.

Deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka thënë se rasti i ndalimit të Haradinajt për fat të keq nuk është rasti i parë kur ish ushtarët e UÇK-së, por edhe qytetarë të tjerë të Kosovës janë ndaluar nga policia ndërkombëtare bazuar në flet arrestet e lëshuara nga Serbia për shkak të aktiviteteve të tyre të kryera para dhe gjatë luftës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat