Turpi i Kosovës

Aktuale

Turpi i Kosovës

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 11 janar 2017 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë i rrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit

Turpi ka marrë formën dhe është njëtrajtësuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Pa dyshimin më të vogël, senca e jashtëzakonshme parlamentare për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, mund të quhet skandal në llojin e vet.  

11 orë diskutime, të përshkuara me  tone nacionaliste, nuk kanë mjaftuar për të miratuar  rezolutën, për ndalimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj. Niveli i diskutimit të deputetëve linte për të dëshiruar dhe pjesa më e madhe e tyre dukej, se nuk ishte e ineteresuar për lirimin e  Harandinajt, por për interesa të tyre personale apo thjesht sa për të rënë në sy.

E gjithë seanca ishte diskutime, kuturu, për t’i publlikuar më pas në facebook, në këmbim të pëlqimeve, të miqve përkatës. Kur deputeti mbetet në rang facebooku dhe nuk është i zoti që të reagojë në nivel institucionalë, për atë çfarë është thirrur dhe votuar, çfarë mund të presësh prej tij?. Seanca të tilla si ajo e të martës, që rezultojnë bllof, janë të shpeshta në Kuvendin e  Kosovës. Mirëpo askush nuk jep përgjegjësi  për këtë dështim.

Dy rezolutat e prezantuara për ndalimin e ish komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, një e sponsorizuar nga AAK dhe e mbështetur nga Vetëvendosje dhe Nisma, dhe tjetra e prezantuar nga grupet parlamentare PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat