Reagon Komandant Bala: Turpi nuk paska kufi, Ramush populli është me ty

Aktuale

Reagon Komandant Bala: Turpi nuk paska kufi, Ramush populli është me ty

Nga: M.L Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:56
Ramush Haradinaj

Pas dështimit të votimit të dy rezolutave në Kuvend që kishin të bënin me lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe ish luftëtari i UÇK-së Bajram Arifi- Komandant Bala, i cili ka shprehur mllefin e tij për veprimin e deputetëve.

Mirëpo ai ka potencuar se, ndonëse deputetët nuk i votuan këto rezoluta, është populli ai që përkrah Ramush Haradinajn.

“Këta janë patriotet që i thonë vetes e nuk e miratuan rezolutën e përbashkët për kërkimin e lirimit të Ramush Hajredinajt. Por, shumica e deputetëve tërë kohen thyenin arra në mes veti duke u munduar të përfitojnë poenë partiak. Turpi nuk paska kufi,j Komandant i tërë populli është me ju, e jo me këta filozofët e patriotët. Edhe pse dje deputetët në parlamentin e Kosovës nuk e miratuan rezulutën për kërkimin e lirimit të Ramush Hajredinaj. Por, sot Me 11/01.2017 Veteranët e Invalidët e luftës e qytetarët e Gjilanit, Mitrovices, Pejes, Gjakovës e Ferizajt protestuam, i madh e i vogël duke i treguar Deputetëve tanë, e Francës, Serbisë e tjerëve që Ramushi është vet Kosova. Ramushi dha shumë për Kosovën në kohët më të vështira. Edhe ne qytetarët e tërë Kosovës do të jemi gjer në fund me Ramushin! Me Ramushin! Me respekt nga Bajram Arifi Komandant Bala. Invalid lufte”, ka shkruar Arifi në një mesazh publik./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat