“Ja burimi i përçarjeve mes PDK-së e AAK-së dhe kush qëndron prapa arrestimit të Haradinajt”

Aktuale

“Ja burimi i përçarjeve mes PDK-së e AAK-së dhe kush qëndron prapa arrestimit të Haradinajt”

Nga: P.R Më: 11 janar 2017 Në ora: 17:35
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë i rrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit

Njohësi i zhvillimeve politike, Arbër Gashi, përmes një postimi në facebook ka komentuar akuzat dhe kundër akuzat e bëra nga AAK-ja dhe PDK-ja ndaj njëra tjetrës.

Sipas Gashit, burimi i gjithë këtyre përçarjeve është trajtimi që i është bërë Ramush Haradinajt gjatë kohës së luftës dhe pas saj në ballafaqim me Gjykatës Speciale.

“Burimi i përçarjeve mes AAK-së dhe PDK-së është trajtimi që i është bërë Ramush Haradinajt gjatë kohës së luftës, pas saj dhe sidomos pas përmbushjes së obligimit ligjor për ballafaqim me Gjykatën e Hagës. E gjithë kjo histori e prapaskenave ka një emërues të përbashkët dhe ky është Hashim Thaçi, presidenti i fusnotës, demarkacionit dhe Asociacionit Serbia e madhe”, ka shkruar Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Më tej sipas Gashit, tashmë dihet hapur dhe nuk paraqet risi bashkëpunimin i Thaçit me strukturat e Serbisë e Enver Hoxhës kundër shqiptarëve.

“Bashkpunimi i Hashim Thaçit me strukturat e zeza të Serbisë dhe ish-sigurimit të Enferr Hoxhës kundër shqiptarëve, nuk përbën ndonjë risi, përpos te ata ose ato që për privilegje minore ia kanë kthyer shpinën të vërtetës dhe manipulojnë opinionin publik. Ramush Haradinaj nuk është ndaluar rastësisht”, shkruan Gashi.

Sipas Gashit, prapa ndalimit të Haradinajt qëndron një plan i detajuar i Hashim Thaçit e Edi Ramës.

“Pas kësaj ndalese qëndron një plan i detajuar veprimi, i miratuar nga strukturat kriminale të Hashim Thaçit dhe Edvin Ramës. Ramushi, në planet e dorëz së zezë serbe dhe agjenturës shqipfolëse, nuk është më i "rëndësishëm" për rehabilitim se Kadri Veseli, Xhavit (Çavez) Haliti, Hashim Thaçi, Fatos Klosi dhe Fatos Nano”, përfundon Arbëri Gashi, shkruan “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat