Interpol: Ne nuk kemi hequr emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit..por Serbia

Aktuale

Interpol: Ne nuk kemi hequr emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit..por Serbia

Më: 12 janar 2017 Në ora: 00:05
Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Xhavit Haliti

Lion, 11 janar - “Qeveria dhe institucione e Kosovës kanë pasur informacione të detajuara për listën e personave të kërkuar nga INTERPOL dhe emrat e 157 personave që ishin në të..”  kanë shkruar mediat.

Ne fakt zyrtaret e Interpol-it me seli ne Lyon duke demantuar këto shifra kanë pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “Interpoli në Lion nuk përpilon lista  e as nuk kërkon ish-ushtare te UÇK-së, nëse kërkojmë ne i fusim në listën publike..”

Shifrat e lartpërmendura herë 157 apo 20 ish-pjesëtar te UÇK-së nuk janë të dhëna të Interpol-it por të Serbisë, ka thëne R.B, zyrtare nga Interpolit me seli ne Lion.

Sipas mediave serbe në këtë listë kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe shumë të tjerë, mirëpo ata nuk i takojnë më kësaj liste..”

Sipas zyrtares se Interpoli-t edhe “Ramush Haradinajn nuk e ka vënë në listë, por Serbia”.

“Emrat e lartpërmendur nuk i ka hequr Interpoli por Serbia. Interpoli në Lion nuk përpilon lista  e as nuk kërkon ish-ushtare te UÇK-së, nëse kërkojmë ne i fusim ne listën publike..”, ka pohuar ne fund zyrtarja e Interpolit ne Lion duke demantuar pohimet e mediave.

“Në rast se policia ndonjë prej vendeve anëtare të 190 INTERPOL-it do të informojë Sekretariatin e Përgjithshëm të Organizatës, Lyon, informacion në lidhje me një hetim apo të njerëzve në arrati, ky informacion mbetet pronë e shtetit anëtari që komunikon. Në përputhje me rrethanat, INTERPOL është e ndaluar për të komentuar mbi raste të veçanta apo individë, me përjashtim të rrethanave të veçanta dhe me marrëveshjen e vendit anëtar në fjalë.” ka thënë zyrtarja e Interpolit për “Presheva jonë”.

Zyrtarët e Interpol-it kane ne vazhdim folur edhe për arrestimin e ish-krymenistirit Ramush Haradinajt ne Francë i cili dy herë ka dalur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së në Hagë. Haradinaj nuk është arrestuar me kërkesën e Interpol-it, ndryshe atë ne do te arrestonim ne Prishtine. Tiranë  apo Zvicër ku ai ka vizituar kohëve të fundit, thonë zyrtarët nga Interpoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat