Shpend Ahmeti: Do të ketë rritje të çmimit të biletës së autobusit

Aktuale

Shpend Ahmeti: Do të ketë rritje të çmimit të biletës së autobusit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 00:32
Shpend Ahmeti

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka treguar se me sistemin e ri të biletave, do të ketë bileta një orëshe, 1 ditore, 1 javore, 1 mujore e edhe 1 vjetore.

Ahmeti nuk përmendi se sa do të jetë çmimi i tyre, por tha se çmimi bazë pritet të rritet.

“Çmimi mesatar për një biletë momentalisht është 40 cent, ndërsa në diskutimet me BERZH-in është marrë vendim që ky çmim të rritet në 50 cent për shkak se duhet kthyer kredia. Mirëpo, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet tatimi nga biletat, dhe me këtë, rritja e çmimit do të shkojë në 2-3 cent ose do të mbetet siç është”, ka thënë kreu i Komunës së Prishtinës në Interaktiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat