Ceremonitë me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit

Aktuale

Ceremonitë me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 00:47
Ramiz Kelmendi

Tashmë janë të bërë të ditura ceremonitë dhe aktivitetet që do të  zhvillohen për të nderuar jetën dhe veprën e tashmë të ndjerit, gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Ramiz Kelmendi.

“Në orën 10:30 fillojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, në orën 12:30 në të njëjtin vend mbahet mbledhja komemorative dhe në orën 14:00 bëhet varrimi në varrezat e Prishtinës”, ka shkruar  nipi i të ndjerit, gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat