Rregullat e Serbisë që vlejnë për Ramush Haradinajn, e jo Hashim Thaçin!

Aktuale

Rregullat e Serbisë që vlejnë për Ramush Haradinajn, e jo Hashim Thaçin!

Nga: P.R Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:54
Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi

Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së dhe ish kryeministër i Kosovës, që nga 4 janari po qëndron në paraburgim në Francë, ku është i arrestuar nga autoritetet franzeze, në bazë të një flearresti të Serbisë, ku sipas këtij fletarresti Haradinaj akuzohet për krime luftë nga shteti Serb. Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj përballet me një situatë të tillë. Njëjtë kishte vepruar kohë më parë edhe Sllovenia, edhe pse Haradinaj është shpallë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Po ashtu është raportuar që edhe ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçit, ekziston një urdhërarrest i tillë, por deri më tani ai nuk është aplikuar.

Por ku është në pyetje presidenti Thaçi, atëherë del në pah se Serbia ndjek tjera rregulla dhe një tretman tjetër.

Sipas ministres serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq në Serbi ende është në fuqi fletëarresti për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por që në rastin Thaçi ka një dallim me të tjerët.

“Në procedurën kundër Thaçi tashmë ekziston aktvendimi i shkallës së parë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka ardhur deri te zgjerimi i aktakuzës për vepër penal të gjenocidit dhe fletarrestim në Serbi ende është në fuqi”, ka thënë Kuburoviq, ku Ministrijha serbe e pranon se për dallim prej Serbisë, fletarresti për Thaçin në vendet e Interpolit është stopuar kështu që ai nuk shihet në sistemet e tyre.

Por sipas mediave, emri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e Xhavit Halitit, është hequr nga lista e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

“Emrat e lartpërmendur nuk i ka hequr Interpoli por Serbia. Interpoli në Lion nuk përpilon lista  e as nuk kërkon ish-ushtare te UÇK-së, nëse kërkojmë ne i fusim ne listën publike..”, ka pohuar ne fund zyrtarja e Interpolit ne Lion, duke shtuar se Interpoli në Lion nuk përpilon lista  e as nuk kërkon ish-ushtarë të UÇK-së, shkruan “Bota sot”.

Sipas zyrtares se Interpoli-t edhe “Ramush Haradinajn nuk e ka vënë në listë, por Serbia”.

Ndërsa edhe deputeti i AAK-së, Lahi Ibrahimaj, i cili ka qenë i akuzuar për krime lufte, e që u shpallë i pafajshëm nga Gjykaat e Hagës, ka deklaruar se Vetëm  Ramush Haradinaj dhe dy politikanë të tjerë kane mbetur në këtë listën e përpiluar nga Serbia.

“Qeveria dhe institucione e Kosovës kanë pasur informacione të detajuara për listën e personave të kërkuar nga INTERPOL, dhe emrat e 157 personave që ishin në të. Në këtë listë kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe shumë të tjerë, mirëpo ata nuk i takojnë më kësaj liste pasi që me negocimin e Qeverisë së Kosovës kjo listë është shkurtuar nga 157 në vetëm 20 persona. Kjo listë që dikur ishte e mbushur me ish ushtarë  UÇK-së të njëherësh politikan, tanime ka ndërruar përbërje. Vetëm  Ramush Haradinaj dhe dy politikanë të tjerë kane mbetur në këtë listë”, ka deklaruar Lahi Ibrahimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat