AGK ngushëllon familjen e Ramiz Kelmendit

Aktuale

AGK ngushëllon familjen e Ramiz Kelmendit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 12:29
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e gazetarit, profesorit dhe shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

AGK-ja u shpreh ngushëllimet me  të sinqerta familjarëve dhe  bashkëpunëtorëve të profesorit Kelmendi. 

Po ashtu AGK-ja ju shpreh ngushëllime të gjithë gazetarëve që gjatë studimeve të tyre, patën rastin të mësojnë nga një profesor me vlera të larta intelektuale siç ishte profesor Ramiz Kelmendi.  

"Profesor Kelmendi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në gazetari në kohën sa kishte ushtruar profesionin, porse rol të rëndësishëm ka luajtur edhe në edukimin e një brezi të ri të gazetarëve të cilët edhe sot ushtrojnë profesionin e gazetarit neper medie të ndryshme në Kosovë. Në kujtimin tonë, profesor Kelmendi gjithmonë do të mbetet një ndër njerëzit me të shquar të një brezi intelektualësh që mbrojtën identitetin shqiptar përkundër situatave të vështira me të cilat u përballen", thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat