Autoritetet franceze ia marrin pasaportën Haradinajt

Aktuale

Autoritetet franceze ia marrin pasaportën Haradinajt

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:59
Ramush Haradinaj duke dal nga Gjykata franceze

Gjykata në Colmar ka marrë vendim që Haradinaj duhet ta dorëzojë pasaportën e tij në policinë franceze dhe se duhet të paraqitet sa herë që Gjykata ta kërkojë atë.

Media merr vesh se Haradinaj nuk ka të drejtë kontakti as me avokatin e tij nga Kosova, Arianit Koci e as me familjarë deri në orën 15:00.

Haradinaj, deri në vendimin e ri të Gjykatës së Apelit, do të qëndrojë në Straburg, derisa do të paraqitet dy herë në javë në polici.

Sipas avokatit Koci, Haradinaj do të mund të qëndrojë në Francë nga 18 deri në 40 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat