Nisma: Vendimi për lirim me kusht për Haradinajn i padrejtë

Aktuale

Nisma: Vendimi për lirim me kusht për Haradinajn i padrejtë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 15:02
NISMA për Kosovën

NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.

“NISMA për Kosovën beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletarrest  i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të z. Haradinaj”, thuhet në reagimin e Nismës.

NISMA për Kosovën kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat