Lirimi i Ramush Haradinajt, ky është vendimi i Qeverisë serbe

Aktuale

Lirimi i Ramush Haradinajt, ky është vendimi i Qeverisë serbe

Më: 12 janar 2017 Në ora: 15:42
Ramush Haradinaj Gjykatë në Francë

Qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme, me temën e vetme për vendimin gjyqësor të Francës ndaj ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo seancë do të mbahet pas kthimit të kryministrit Aleksandar Vuçiq nga India, ku po qëndon për vizitë zyrtare, ndërsa zëvendëskryeministri Ivica Daçiq ka thënë që qeveria serbe nuk do të reagoj sot në lidhje me lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.

Haradinaj është liruar me kusht deri në vendimin e gjykatës franceze për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

Gjykata në Colmar në Francë ka marrë pasaportën e Haradinajt si dhe ka urdhëruar atë që të paraqitet dy herë në javë në departamentin përkatës të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat