Jahjaga: Vendimi i gjykatër për Haradinajn, i padrejtë

Aktuale

Jahjaga: Vendimi i gjykatër për Haradinajn, i padrejtë

Nga: A.Zh Më: 12 janar 2017 Në ora: 15:55
Ish – presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Ramush Haradinaj

Ish – presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar ndaj vendimit të sotëm për Ramsuh Haradinajn në Colmar, Francë.

Ajo ka thënë se vendimi për lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse është lehtësues për arsyen se ai nuk do të mbahet në burg, nuk është i drejtë, përcjell Bota sot.

“Shpresoj që autoritetet në Francë të përshpejtojnë procedurat gjyqësore në mënyrë që zoti Haradinaj t'i kthehet sa më shpejt Kosovës dhe familjes së tij. Ndërkaq, Serbia, njëherë e përgjithmonë, duhet të ndërpres keqpërdorimin e institucioneve të drejtësisë për të sulmuar politikisht Kosovën dhe popullin e saj”, ka thënë Jahjaga./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat