Hoxhaj: Franca ka treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri për rastin e Haradinajt

Aktuale

Hoxhaj: Franca ka treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri për rastin e Haradinajt

Më: 12 janar 2017 Në ora: 16:53
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur vendimin e gjykatës franceze për lirimin me kusht të Haradinajt, megjithëse tha se është jo i plotë

Ministri Hoxhaj ka thënë se beson në pafajësinë e Haradinajt, ndërsa theksoi se fletë arrestet e Serbisë janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë kurrfarë juridiksioni ndaj qytetarëve të Kosovës. Hoxhaj potencoi se regjimi serb i takon së kaluarës.

“Mirëpres vendimin e gjykatës sot për lirimin me kusht të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj megjithëse është jo i plotë. Ne besojmë në pafajësinë e tij. Fletë arrestet e Serbisë janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë kurrfarë juridiksioni ndaj qytetarëve të Kosovës. Regjimi serb i takon së kaluarës”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, Hoxhaj ka falënderuar shtetin e Francës për “mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë që ka treguar gjatë këtyre ditëve”.

Gjykata franceze ka vendosur sot për lirimin me kusht të Haradinajt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat