“Ja pse nuk po arrestohet Hashim Thaçi sikurse Ramush Haradinaj”

Aktuale

“Ja pse nuk po arrestohet Hashim Thaçi sikurse Ramush Haradinaj”

Nga: G.B Më: 12 janar 2017 Në ora: 19:40
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se është mirë që është liruar Ramush Haradinaj, por ai pyet pse nuk po arrestohet presidenti Hashim Thaçi, përcjell Bota sot.

“Edhe Hashim Thaçi bie fjala është në atë listë të Interpolit dhe shumë të tjerë. E kam parasysh se Franca nuk e ndal Hashim Thaçin për shkak të kontributit të tij ashtu sikurse ortaku i tij Erdogan për shkak të shumë bizneseve të përbashkëta. Ama pse Sllovenia jo, apo ndonjë shtet tjetër ku vepron ligji pa dallim?”, ka shkruar Tali në Facebook.

Postimi i plotë:

Mire shume qe u lirua me kusht Ramushi sot!!!

Por perseri ngel pyetja se: pse mor vella vec Ai po ndalet (burgoset-paraburgoset thuani si te doni) e te tjeret jo???!!!

Edhe Hashim Thaci bie fjala eshte ne ate liste te Interpolit dhe shume te tjere. E kam parasysh se Franca nuk e ndal (burgos - paraburgos) Hashim Thacin per shkak te kontributit te tij ashtu sikurse ortaku i tij Erdogani per shkak te shume bizneseve qe i kane te perbashketa. Ama pse Sllovenia jo, apo ndonje shtet tjeter ku vepron ligji pa dallim?!

Jo se une deshiroje qe Hashim Thaci te burgoset per shkak te luftes, assesi jo!!!

Sikur te burgosej per korrupsion mbase po, sepse ajo do te thonte qe shteti i Kosoves filloi me ne fund te behet!!!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat