Edita Tahiri pas shumë vitesh shpjegon arsyen pse u largua nga LDK

Aktuale

Edita Tahiri pas shumë vitesh shpjegon arsyen pse u largua nga LDK

Më: 12 janar 2017 Në ora: 21:17
Edita Tahiri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, dhe themeluesja e partisë Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK) ka folur për funksionimin e koalicionin me ish-partinë e saj Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tahiri për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ theksoi se arsyeja e largimit të saj nga LDK ku ishte anëtare e kryesisë është ruajtja e etikës qeverisëse.

“Unë kam një qasje shumë të qartë në raport me etikën në qeverisje dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve për këtë arsye edhe e kam braktisur partinë ku kam qenë një prej figurave kryesore [LDK]”, deklaroi Tahiri.

Megjithatë, ajo cilësoi koalicionin qeverisës në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës si mjaft të suksesshëm.

“Unë jam një partner i vogël në koalicion me PDK-në , nuk i njoh shumë dinamika e brendshme po për agjendën shtetërore mendoj se kanë funksionuar mjaft mirë”, tha Tahiri.

Ministrja përballë Jeta Xharrës ka folur për sukseset dhe dështimet e qeverisë dhe ministrisë së saj gjatë vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat