Paskal Milo: Arrestimi i Haradinajt synim për të goditur Kosovën

Aktuale

Paskal Milo: Arrestimi i Haradinajt synim për të goditur Kosovën

Më: 12 janar 2017 Në ora: 21:59
Paskal Milo

Historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News tha se arrestimi i Ramush Haradinajt synon të godasë Kosovën.

Ilir Kalemaj, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se Haradinaj ishte viktimë politike.

Pjesë nga biseda: 

Milo: E gjithë historia dot ë përfundojë si një “stuhi në gotë”. Institucionet ndërkombëtare siç është rasti i Interpolit janë konservator për sa i përket zbatimit të ligjeve. Duke qenë se veprojnë jashtë politikës, janë paksa racionalë dhe të ftohtë kur vjen puna për të gjykuar, ndërkohë që politika përpiqet të shfrytëzojë këtë status për të arritur synimet politike. Kemi një synim të qartë të Serbisë, e cila vazhdon të luaj lojën e vet prej shumë vitesh. Në momentin aktual duket se ka një ngecje të procesit të negociatave midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ramushi është një nga aktorët politikë të Kosovës por që kërkojnë ta keqpërdorin këtë rast për të goditur thelbin e asaj çka përfaqëson Kosova. 

Për të bërë një atentat tjetër të sovranitetit dhe të ardhmes së sigurt evropiane të Kosovës.

Kalemaj: Ajo që shërben me Ramushin, unë me mendoj se është e ngjashme me situatën në Irlandë, me IRA-n, ku kryengritja kishin ata kundër Britanisë së Madhe. Ramushi është penalizuar politikisht, ka qenë viktimë politike mendoj brenda llojit. 

Deklarata e para një viti e Isa Mustafës që e dënonte me të njëjtën gjuhë si Carla del Ponte për masakrën e Radoniqit.

Nga 2005-sa e deri në 2011-n, ai iu nënshtrua një procesi kaq të gjatë, do të kishin gjetur prova të mjaftueshme për ta dënuar nëse do të kishte pasur prova. I vetmi rast i dëshmitarit Berisha që u gjet i vrarë në Mal të Zi, u provua nga policia malazeze se ishte një rast i një qytetari malazez të dehur që nuk donte shqiptarët. E njëjta histori me të ashtuquajturën e Shtëpia e Verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat