Zbulohen detaje të reja, se si u rrëzua nga pushteti Nexhat Daci

Aktuale

Zbulohen detaje të reja, se si u rrëzua nga pushteti Nexhat Daci

Më: 13 janar 2017 Në ora: 08:32
Nexhat Daci

Në emisionin “Komiteti Qendror”  politologu Ramush Tahiri, ka folur për detajet e pa thëna deri më tani për shkarkimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Tahiri, i cili ishte këshilltar i Dacit, ka treguar se nismë e mosmarrëveshjeve të para të ish-kryetarit të Kuvendit me ndërkombëtarët kanë qenë disa kërkesa, për të cilët politologu ka thënë se kërkonin që varrimi i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të mos bëhej me ceremoni shtetërore.

Pas vdekjes se presidentit Rugova, Tahiri ka thënë se ish-shefi i UNMIK’ut, Soren Jessen-Petersen i kishte thënë se kushtetuta nuk e lejonte që Daci të zëvendësonte presidentit Rugova pas vdekjes.

Tahiri ka shtuar se ndërkombëtarët nuk dëshironin që Daci të zëvendësonte presidentin Rugova.

Politologu ka treguar se shkarkimi i Dacit nga pozita e kryetarit të Kuvendit u bë nga kryesia e atëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas ardhjes së Fatmir Sejdiut në krye të kësaj partie.

Këtë mund ta ndiqni te minuta e 18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat